q58gJpk4f7UX4p

Nga Elena Kocaqi

Si studiuese dhe njohëse e mirë e antikitetit, e konsideroj si shoviniste protestën e sotme në Greqi, me titull Maqedonia eshte greke. Emëri Maqedoni nuk ju përket Grekëve artificial por as edhe Bullgarëve dhe shteti Bullgar ështe i vetdijshëm për ketë. Maqedonia si koncept etnik dhe territorial që nga koha e Homerit deri para dy shekujve, iu ka përkitur vetëm Shqiptarëve. Maqedon dhe Epirot e quante veten Skënderbeu dhe ashtu quheshin shqiptarët ne atë kohë. Po ju sjell një pjesë nga Mërkur Bua, ku thuhet qartë qe Maqedon quheshin ndryshe shqiptarët.
Të gjithë të përzgjedhur, burra Maqedonie,
Të vlerë në luftë, them për Shqiptarët,
Dy shekujt e fundit, për shqiptarët ishin tragjike sepse humbën territorin që shtrihej nga Peleponezi deri në Dalmaci, në fillim me krijimin e Greqisë fallco, që mori Peleponezin apo Moren, mori Atikën qe quhej ne atë kohë Shqiperia e re dhe me pas, ky shtet u zgjerua në Thesali dhe në Artë. Të njëtën gjë bëri dhe Serbia me Malin e Zi, duke përvetsuar gjithë Veriun e Shqipërise. Greqia me ndihmën e dinastisë Bavareze të asaj kohe qe ishte shkrepur në kokë të bënte Shqiptarët Grek me hir dhe pahir,( dhe sot është bërë pishman për ketë) iu vendosi në shkollë Shqiptarëve gjuhën artificiale greke dhe i shndërroj ata në grek por edhe sot me miliona Arvanit flasin shqip. Eshtë krim kundër njerëzimit qe ti heqësh me dhunë nje kombi gjuhën qe konsiderohet pa diskutim me e vjetra e Evropës dhe tu japesh një gjuhë teknike. Në 1912, kjo Greqi fallco mori Epirin e Jugut apo Camërinë dhe Maqedoninë shqiptare, e ndau me Serbinë. Ne Maqedoninë shqiptare që mori Greqia, ajo i zhduki Shqiptarët po keshtu edhe ne Cameri. Kjo Greqi nuk u ndal por gjithë kohës ka përdorur te gjitha mjetet për spastrimin etnik dhe fetar të popullsisë Shqiptare qe nuk bindeshin për tu bere Grek artificial. Ndërmorën plane të tëra për të zhdukur Shqiptarët duke i vrarë, dëbuar dhe transportuar drejt Turqisë se bashku me Serbinë. Edhe sot Greqia vazhdon agresionin ndaj shtetit Shqiptar për të marr akoma territor dhe det nga Shqiperia. Ku janë shqiptarët qe nuk mbrojnë të paktën trashëgiminë e tyre historike?

Source: New feed