q58gJpk4f7UX4p

Edhe sot, lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve për lëndën ”Dhuna në Qendër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia AIM bën të ditur se në seancën e mëhershme Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski e pranuan fajin. Përveç Gruevskit, të akuzuar janë edhe ish-funksionari Mile Janakieski dhe deputetja e tanishme e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova.

Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës në protestat para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Përgjimet janë lejuar që të përdoren si dëshmi për këtë lëndë./Telegrafi/

Source: New feed