Amra.AL është portal online i cili mundëson publikimin e shpalljeve të ndryshme të veturave, motoçikletave, mopedëve, makinerive dhe pjesëve përcjellëse, duke bërë kështu një ndërlidhje ndërmjet shitësve të cilët dëshirojnë t’i shesin makinat e tyre dhe blerësve të cilëve ju mundësohet që sa më lehtë të gjejnë makinat të cilat ata dëshirojnë t’i blejnë.

Për tu bërë pjesë e portalit dhe për të pasur mundësinë të publikoni shpallje ju së pari duhet të regjistroheni. Regjistrimi është falas por kërkohet nga ju që të shënoni të dhënat tuaja personale dhe kontaktuese siç janë emri personal ose i kompanisë, email adresa, komuna, numri i telefonit dhe të ngjashme. Këto të dhëna nuk do jenë publike përderisa ju nuk shpallni një shpallje. Administratorët e portalit rezervojnë të drejtën e aprovimit të regjistrimeve, ndalimit apo bllokimit të llogarive në rast të dyshimit të mos saktësisë së të dhënave, keqpërdorimeve apo si shkak i ankesave nga përdoruesit e tjerë.

Të gjitha shpalljet e publikuara në portalin Amra.AL paraprakisht do të kontrollohen nga administratorët të cilët do të mundohen që të dhënat e shitësve dhe shpalljeve të tyre të jenë sa më të sakta. Megjithatë saktësia dhe përgjegjësia mbetet direkt te publikuesit e shpalljeve. Portali Amra.AL rezervon të drejten e aprovimit të shpalljeve apo fshirjës së tyre në rast të ankesave nga vizitorët e portalit.

Portali Amra.AL nuk mban asnjë përgjegjësi për telefonatat që i merrni apo emailat që i pranoni nga forma e kontaktimit e cila nuk mund të kontrollohet direkt nga portal. Por përdoruesit abuziv të portalit mund të bllokohen pa asnjë paralajmërim.

Për çdo ankesë ju mund të na kontaktoni nga forma e kontaktit të portalit ku administratorët e poralit do të mundohen që sa më shpejtë të shqyrtojnë ankesat tuaja dhe të marrin vendimet e duhura.