q58gJpk4f7UX4p

Pas lajmit të dy ditëve më parë se në Siri është vrarë një kosovarë, sot mësohet se jetë ka ndërruar atje edhe kosovari tjetër, Betim Ibrahimaj.

Lajmin për vdekjen e tij për klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi”.

“Mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, Policia e Kosovës nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Zyra për media e policisë, njofton Klan Kosova.

Vrasja e Brahimjat në luftën e Sirisë çon në 76 numrin e kosovarëve që kanë rënë atje.

Source: New feed